Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse biznesi ka nevojë për punonjës e ka të vështirë që të gjej staf të kualifikuar në Shqipëri.Në një aktivitet ku u diskutua drafti i ri për punësimin, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes tha se niveli i studentëve shqiptarë lë shumë për të dëshiruar.Ndërkohë që Ministrja e Arsimit vuri theksin tek shtimi i programeve për arsimin profesional.Vetë biznesi kërkon politika reale për punësimin dhe jo shifra dhe nisma pa rezultate.
Pavarësisht kërkesave të bizneseve për punonjës, numri i të papunëve vijon të mbetet problem.
Gjatë diskutimit të draftit të ri të punësimit me grupet e interesit, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ngriti si shqetësim faktin se studentët shqiptarë janë të paaftë për tregun e punës si pasojë e Universiteteve jo-cilësore.
Sonila Qato: Mezi identifikova dy për të marrë në punë, dy juristë, nga të cilët vetëm njëri arriti të plotësonte të gjitha kërkesat dhe kushtet që kishte nevojë zyra e tij për të punësuar.
Biznesi kërkoi që politika të ndërmarrë nisma konkrete për kualifikimn e krahut të punës.
Nikolin Jaka: Ne duhet të fillojmë të besojmë që ky vend mund të bëhet por duke hequr dorë nga disa politika jo vizionare që janë politikat e shifrave dhe aritmetikës.
Një ditë më parë kreu i qeverisë Rama tha se do të hapet nga një shkollë profesiobnale në çdo bashki të vendit, ndërsa Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se nevojat e tregut të punës sugjerojnë shtimin e programeve profesionale për nxënësit që mbarojnë me mesatare 6.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-ankohet-mungesen-e-punonjesve-te-kualifikuar