Report TV - Rama shkarkon drejtorin e hipotekës në Durrës: Halabak!

Report TV 2019-01-23

Views 4

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur "Halabak" drejtorin e Hipotekës së Durrësit që bëri "ping-pong" me një qytetar për më shumë se 6 vite. Në takimin me koordinatorët, Rama se drejtori është i shkarkuar dhe se vendimi do të komunikohet nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

?Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim?, u shpreh Rama.

Rasti i denoncuar dje në emisionin Fiks Fare, ishte ngritur si shqetësim nga qytetari Albert Doda nga Durrësi, që ishte paraqitur më shumë se 300 herë në zyrat e Hipotekës në Durrës për 6 vite. Doda i ishte drejtuar më herët platformës së Bashkëqeverisjes, e cila pasi kishte gjetur shkeljet ligjore, kishte shkarkuar një punonjës. Por megjithë masën e marrë, drejtori i Hipotekës Durrës, Ardjan Iljazaj, i kishte thënë sërish qytetarit: Meqënëse problemin e zgjidhe tek Rama, shko sërish tek Rama. Qytetari kërkonte të regjistronte pronën e tij në Hipotekë dhe të merrte dokumentacionin e rregulltë, por zyrat e Hipotekës i kishin hequr metra nga banesa dhe i kishin shtuar tek toka arë.

Share This Video


Download

  
Report form