Ankesa e një qytetari në platformën e bashkëqeverisjes i ka kushtuar vendin e punës kreut të Hipotekës së Fierit.
Ankesa Kryeministri thotë se ka dhe për kryebashkiakët, pa e specifikuar kujt kahu i përkasin. Ata nuk i përgjigjen koordinatorëve të platformës së bashkëqeverisës për t?i dhënë zgjidhje ankesave që kanë lidhje me pushtetin lokal.
Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e portalit Shqipëria që Duam, Kryeministri thotë se qytetarët janë sensibilizuar se kjo platformë është rruga e shkurtër për të zgjidhur problemet që hasin në sportelet publike, por dhe rruga më e mirë që qeveria të reformojë administratën.
Largimin e politikës nga administrata kreu i qeverisë e theksoi edhe në një takim me mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta në Elbasan.
Opozita kishte organizuar një protestë në rrugët e Elbasanit për Kryeministrin, i cili gjeti një mënyrë për t?u kthyer përgjigje.
Tv Klan