Kodheli: Ministrat e rinj, teknikë janë një zgjedhje e guximshme

Report TV 2019-01-22

Views 0

Ish-ministrja Mimi Kodheli ka komentuar në studion e Report Tv ndryshimet në kabinetin qeveritar Rama 2. Kodheli ka thënë se ministrat e rinj janë teknikë dhe jo politikë, por që sipas saj kanë spikatur në të pozicionet e tyre të mëparshme. Kodheli tha se do të jetë koha që do të tregojë nëse Rama ka patur të drejtë. ?Kolegët e mi kanë patur kohën për të kuptuar se kanë bërë gjënë e duhur. Nuk ka përgjegjësi individuale, por vetëm kolektive. Mendoj se grupet e reja të drejtimit që janë teknike dhe jo politike, janë të guximshme. Ka patur liderë të fortë, por që nuk kanë bërë më të mirën duke patur një portofol. Dhe kemi edhe anasjelltas, kur teknikët kanë bërë më shumë. Koha do të tregojë nëse Rama ka bërë gjënë e duhur me ekipin e ri. S?mendoj se Rama ka bërë emërime të pamenduara. Kanë hyrë në një proces vlerësimi, kanë qenë zv.ministra dhe këshilltarë. Kanë patur potencialë në organizatat që kanë drejtuar, si zonja Ballaku që ka drejtuar Albcontrol. Pozicionet e tyre të mëparshme kanë spikatur, dhe emërimi vjen si pjesë e një reflektimi qoftë edhe të kryeministrit se e ka si tagër që t?a ketë këtë të drejtë. Unë jam njoftuar më parë, s?ka qenë surprizë.?-ka thënë Kodheli.

Share This Video


Download

  
Report form