TIRANE-Pas 24 orë nga largimi zyrtar i 4 ministrave të Qeverisë, Kryeministri Rama ka zyrtarizuar katër emrat e rinj në kabinetin qeveritar.
Kreu i qeverisë nuk i ka mbajtur gjatë me pikëpyetje vendet bosh duke emëruar në to personazhë që vijnë nga brenda Partisë Socialiste.
Surprizë është emri i Fatmir Xhafajt, i cili do të jetë Ministër i Brendshëm në vendin e Saimir Tahirit, pasi për këtë post ishin përfolur diasa emra të tjerë, si Niko Peleshi e Ermonela Felaj.