Ora News – Xhafaj, Xhaçka, Manastirliu dhe Shalsi ministrat e rinj të qeverisë

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu dhe Eduard Shalsi janë 4 emrat e rinj të qeverisë që zëvendësojnë ministrat e ikur ditën e shtunë. Vendimi u bë i ditur nga kryeministri pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, pas shkarkimit të disa ministrave për t?iu përkushtuar fushatës së Partisë Socialiste. Me këto ndryshime, kjo është qeveria e parë që dominohet nga gratë me 10 përkundër 9 burrave.
Ikën Saimir Tahiri vihet Fatmir Xhafa ? Vendin e Saimir Tahirit e mori kreu i Komisionit të Ligjeve dhe ish kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Xhafaj ka mbajtur më parë portofolin ministror të Drejtësisë, ndërsa për 3 muajt në vazhdim do të drejtojë Ministrinë e Brendshme, duke mbajtur mbi shpatulla procesin zgjedhor që vjen, nëse zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor.
Saimir Tahiri e lë këtë post si ministri i Brendshëm më jetëgjatë i periudhës së demokracisë me 1275 në krye të kësaj detyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndryshimet-ne-qeveri-rama-mbledh-sot-kryesine-e-ps/

Share This Video


Download

  
Report form