Ora News – Kontrolli i dyfishtë, Rama dublon Ministrat e rinj me zëvendësat teknikë

Ora News Lajme 2017-07-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrat teknikë të propozuar prej opozitës, do të monitorohen nga emra të tjerë të miratuar prej qeverisë. Në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha për zgjedhjet e 25 qershorit, Qeveria ka miratuar emërimin e katër zëvendësministrave në institucionet që iu lanë Partisë Demokratike.
Pas ndryshimit të 6 ministrave dhe zv/kryeministrit, kabineti i qeverisë Rama ka pësuar të tjera ndryshime.
Në mbledhjen e qeverisë paraditen e kësaj të hëne është marrë vendimi për shkarkimin e 4 zëvendësministrave dhe emërimin në këto poste të 4 emrave të tjerë.
Kështu Këshilli i Ministrave ka vendosur që në vend të zv.ministrit të Financave Ervin Mete të emërojë këshilltaren e Kryeministrit për ekonominë, Irena Beqiraj.
Ajo konsiderohet person teknik dhe ka mbajtur së fundmi detyrën e këshilltares së Kryeministrit për ekonominë dhe më herët edhe postin e zv/ministres së Financave dhe Drejtores së Përgjithshme të Doganave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/irena-beqiraj-rikthehet-ne-postin-e-zv-ministres-se-financave/

Share This Video


Download

  
Report form