Incidenti tek Ekonomiku, studentët në mbrojtje të pedagoges: U provokua nga forumet partiake

Ora News Lajme 2019-01-19

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Studentët e ngujuar në fakultetin e Ekonomikut përgenjështruan në një dalje për mediat pretendimet se pedagogia Mimoza Manxhari ka kërcënuar studentët që ti japin fund bojkotit.

Sipas tyre, gjithçka çfarë ka qarkulluar në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka qenë provokim nga eksponentë të Forumeve Rinore partiake.

Studenti: Ajo që ndodhi dje ishte thjesht një provokim i këtyre personave, i këtyre forumeve për të prishur mbledhjen dhe për ti dalë në mbrojtje personale interesave të tyre të lidhura ngushtë me zotin Dhori Kule, dekan i Fakultetit të Ekonomisë. Personi kryesor i cili inicioi incidentet ditën e djeshme duke krijuar dhe përplasje me pedagogen duke pretenduar se ajo nuk është e duhuara për bashkëpunim me studentët për shkak se ngel shumë studentë, është anëtari i Senatit Akademik të Tiranës, Kristian Kina, i lidhur ngushtë me LRI.Video që qarkullon për pedagogen është provokim nga këta forumistë dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Zysha ka ardhur të na mbështesë dhe të na bashkohet në kauzën tonë.

Duke i qëndruar deri në fund edhe vettingut për pedagogët, studentët thonë se ky nuk është momenti për të kaluar në sulme personale.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/incidenti-tek-ekonomiku-studentet-ne-mbrojtje-te-pedagoges-u-provokua-nga-forumet-partiake

Share This Video


Download

  
Report form