Ora News - Protestë kombëtare të hënën, studentët ftojnë edhe të rinjtë e forumeve partiake

Ora News Lajme 2018-12-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët kanë paralajmëruar për një protestë masive të hënën, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve tu bashkohen në orën 10 para Kryeministrisë.

Sinjali i parë për një bashkim kombëtar u dha këtë të shtunë, teksa protestës iu bashkuan banorët e Astirit, minatorë dhe qytetarët që kërkojnë uljen e çmimit të karburanteve.

Studentja: Kemi bërë thirrje vazhdimisht për qytetarët të na bashkohen.Sot ka pasur një diskutim për arsimin e lartë.Është e natyrshme që qytetarët ti bashkohen protestës në përpjekje për të luftuar dhe për të drejtat e tyre si çmimi i karburanteve, të drejtat e minatorëve etj.

Studenti: Sot ishte një ndërgjegjësim kombëtar duke u dhënë të drejtë dhe kauzave të të tjerëve. Të jemi të gjithë bashkë kundër padrejtësive. Ne nuk jemi antikombëtar, po japim forcën e shpirtit. I bëjmë thirrje çdo prindi, pedagogu, çdo qytetari të na bashkohet të hënën, ti tregojmë Kryeministrit që kjo protestë është e drejtë.Do ja dalim deri në fund. Të hënën në 10 do të jemi të gjithë te Kryeministria.

Studentët u kanë hapur "derën" edhe studentëve që janë pjesë e forumeve të partive, por pa kartat e anëtarësisë.

Studenti: Falenderoj kryetaren e LSI, të PD, dhe vetë Kryeministrin nëse u bëjnë thirrje forumeve përkatëse, sepse ata janë studentë. Uroj që kartat e anëtarësisë ti djegin.Nuk e kuptoj pse kryeministri kërkon të negociojë diçka që është e panegociueshme.I lutem të Kryeministrit të mos e injorojë. Këtu nuk është askush zot i kësaj proteste, vetëm shpirti i lirë.Thirrje politike dhe partiake nuk ka.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/proteste-kombetare-te-henen-studentet-ftojne-edhe-te-rinjte-e-forumeve-partiake

Share This Video


Download

  
Report form