Ora News - Panucci: Portat e kombëtares të hapura për të gjithë, Jordania shans për të rinjtë

Ora News Lajme 2018-10-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, doli sot në konferencë para mediave, në prag të sfidës së nesërme miqësore ndaj Jordanisë. Në fjalën e tij italiani ka theksuar se kombëtarja është aty për këdo që e meriton, ndërsa shtoi se dueli me Jordaninë bëhet për shkak të ngjashmërisë së saj me kundërshtarin e radhës, Izraelin.

Janë grumbulluar disa lojtarë që kanë pak minuta në këmbë. A është Jordania një shans i mirë për të parë gjendjen e tyre?

Lojtarë si Grezda, Mavraj, Binaku dhe ndonjë tjetër, kanë luajtur pak këto kohë dhe nesër duhet të luajnë, për të parë më mirë formën e tyre, por edhe për të fituar më shumë minuta në prag të ndeshjes me Izraelin. Grupi ka punuar mirë, është shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë, sepse në fund të fundit luan Kombëtarja.

Jordania, sepse vjen nga i njëjti vend me Izraelin, apo zgjedhje rastësore?

Ka qenë një zgjedhje duke parë radhitjen e Jordanisë në klasifikim. Është disi e vërtetë, pasi si skuadra kanë disa ngjashmëri.

Gega ka thënë që Trashi meriton Kombëtaren, por ju keni thirrur lojtarë që nuk dihet se ku luajnë?

Ka shumë futbollistë të rinj që meritojnë Kombëtaren. Kam qenë i hapur ndaj të rinjve dhe i kam mbledhur, si Vrioni për shembull. Portat janë të hapura për këdo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/panucci-portat-e-kombetares-te-hapura-te-gjithe-jordania-shans-te-rinjt

Share This Video


Download

  
Report form