Holanda, një nga vendet më skeptike sa i takon hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, ende nuk e ka një qëndrim të prerë për votën që do mbajë për vendin tonë në Këshillin Europian, në Qershor. Ministri i Jashtëm Stef Blok, pas takimit me homologun e tij në detyrë Ditmir Bushati, thotë se vendimi do të merret bazuar në raportin e progresit të Komisionit Europian.
?Jemi të përkushtuar që të ndihmojmë Shqipërinë drejt BE. Shqipëria deri më tani ka pasur një progres shumë të mirë, por ky progres duhet të jetë i qëndrueshëm në kohë dhe i vazhdueshëm. Mbete për t?u parë raporti i KE, për të folur me qartë lidhur me vendimin për hapjen e dritës jeshile për Shqipërinë në BE?.
Nga ana e tij, Bushati përsërit së Shqipëria nuk kërkon të favorizohet në këtë proces, por të vlerësohet për çfarë është bërë.
Në atë që mund të jetë konferenca e tij e fundit si Ministër i Jashtëm, nëse Presidenti nuk do të refuzojë sërish të mos dekretojë shkarkimin e tij dhe emërimin e Kryeministrit edhe në drejtimin e këtij dikasteri. Bushati pranon se gabimet nuk kanë munguar, por analizën e bilancit të punës së tij 5-vjeçare si kreu i diplomacisë duket se do ta nisë pasi të jetë thjeshtë deputet i Partisë Socialiste.
Tv Klan