Ora News - Holanda: Pro jush në BE kur të keni rezultate konkrete kundër krimit e korrupsionit

Ora News Lajme 2019-01-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
"Holanda është e angazhuar për perspektivën europiane ama në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret"

Ky ishte mesazhi që ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Holandës, Stef Blok përsëriti disa herë në konferencën për shtyp që u mbajt në ambientet e ministrisë së Jashtme me homologun ende në detyrë, Ditmir Bushati.

Kryediplomati holandez ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare.

"Ne jemi të angazhuar për perspektivën europiane ama në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret. Është i njëjti mesazh që u kam dhënë vendeve aspiruese. Është mëse logjike që unë të përdor të njëjtat kritere edhe për shtetet aktuale inspiruese për në BE. Jemi shumë të përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë që të bëjë progres. Duam që nga secili vend aspirues të arrijmë më tej."

Ministri Holandez nënvizoi edhe dekurajimin e migrimit dhe nënvizoi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

"Është e rëndëishme të ruhet fokusi tek konsolidimi i reformave shtesë për tu ruajtur fokusin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhen dekurajuar njerëzit për të emigruar në azil. Orvatjet e tyre do të jenë të pafrytshme. Po punojmë së bashku për të luftuar këtë dukuri".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/holanda-pro-jush-ne-be-kur-te-keni-rezultate-konkrete-kunder-krimit-e-korrupsionit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS