Rama: Balili pas hekurave, hap i madh në luften ndaj krimit

RTV KLAN 2019-01-15

Views 0

Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur menjëherë si sukses të Ministrit të Brendshëm, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, prangosjen e Klement Balilit.

?Prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH?.

Në rrjetet sociale ka ironizuar dhe komentet e bëra nga mediat për dorëzimin e njeriut të cilësuar si Eskobari i Ballkanit. Sipas Kryeministrit, ndryshe nga sa thuhet, prangosja e Balilit është fryt i një prej operacioneve më të sofistikuara policore që ka vazhduar për muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij, shkruan Rama.

Edhe Presidenti Meta e ka përshëndetur dorëzimin e ish-Drejtorit të Transporteve të Sarandës.

Ndryshe e shikon opozita prangosjen e Balilit. Sipas Nënkryetarit demokrat, Edi Paloka ky nuk është sukses i policisë, pasi sipas tij, Edi Rama ka bërë pakt me të shumëkërkuarin më të njëjtën skemë, si me ish-Ministrin Tahiri.

?Vetëdorëzimi i Klement Balilit nuk është hap i madh në luftën kundër krimit, por është skemë e kontrolluar dhe menaxhuar në pakt me Edi Ramën. Vetëdorëzimi i Balilit, që ka patur këto 5 vjet mbrojtjen e qeverisë së Edi Ramës, tregon se policia, qeveria dhe drejtësia janë në duart e Edi Ramës që ka lidhur fatin e tij politik me fatin e krimit?.

Si dëshmi për akuzat e tyre, demokratët tregojnë mos konfiskimin e pasurive të Klement Balilit në Sarandë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form