Negociatat e Bashkimit Europian me Shqipëri" /> Negociatat e Bashkimit Europian me Shqipëri"/>

Ora News - Negociatat në 2019, Shqipëria "detyrë shtëpie" drejtësinë dhe luftën ndaj krimit

Ora News Lajme 2018-06-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Negociatat e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të nisin në Qershor të 2019-ës, në varësi të progresit që do të shënojnë dy vendet. Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të gjatë e të mbushur me debate të ashpra nga Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, e cila u zhvillua në Lukemburg.

25 vende kanë qënë që në fillim mbështetëse të idesë për çeljen e bisedimeve në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa Franca, Danimarka dhe Holanda janë treguar fillimisht më skeptike duke propozuar një shtyrje të këtij procesi. Megjithatë, në fund të mbledhjes është dalë me një qëndrim të përbashkët, ku janë vendosur edhe një sërë pikash kyçe që duhen zbatuar nga të dyja vendet.

Sipas dakorëdësisë, Këshilli Evropian do të vendosë në qershorin e 2019 mbi ecurinë përfundimtare të dy vendeve, në bazë të një raporti që do të përgatisë Komisioni në pranverën e vitit të ardhshëm. Ky skenar, sipas ekspertëve, është pak a shumë i njëjtë me planin që u ndoq me Serbinë.

Por cilat janë proceset që do të kushtëzojnë më tej ecurinë në rrugën e integrimit?! Shqipëria do të ketë si detyrë shtëpie vazhdimin e progresit të qëndrueshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të njëjtat procese u kërkohen edhe Maqedonisë, nga e cila, Brukseli pret që të ketë një thellim dhe vazhdim të rrugës së reformave.

Pas lajmit mbi datën e hapjes së negociatave, reagoi në tvvitter, Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili shkroi se ishte i kënaqur që "Këshilli Evropian sheh dritë në konkluzionet e mbledhjes, veçanërisht për Shqipërinë dhe të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas një debati të gjatë. Rruga e hapjes së negociatave në datë 19 qershor është e pastër. Ky është një mesazh për rajonin se progresi vlerësohet dhe është jetik për kredibilitetin e vetë BE-së?, përfundon postimi i Komisionerit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/miratohet-celja-e-negociatave-ne-qershor-2019-do-rishikohet-progresi-shqiperine

Share This Video


Download

  
Report form