Ndryshimet në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, që prej të martës drejtohet nga Sandër Lleshi, i cili edhe pse emërimin nga kryeministri e ka zv.ministër do të ketë kompetencat e një ministri ka sjellë reagimin zyrtar e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Në deklaratën se saj ku theksohen vazhdimisht arritjet e deritanishme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, nënvizohet fakti se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre rezultateve.
Ambasada Amerikane shpreh gatishmërinë për të punuar me partnerët shqiptarë duke ofruar asistencë për mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e Reformës në Drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit.
Të njëjtin qëndrimin në të njëjtën ditë që Sandër Lleshi u prezantua në ministrinë e Brendshme u mbajt dhe nga kreu i ri i ambasadës se BE në Tiranë, Luigi Soreca.