Mesazhi i zv.ambasadores së SHBA: Shqipëria ka bërë punë mbresëlënëse në luftën kundër terrorizmit

Report TV 2019-05-28

Views 1

Lufta kundër terrorismit ka qenë tema e seminarit zhvilluar mëngjesin e së enjtes, me prani të të ngarkuarës me punë, Leyla Moses-Ones dhe drejtori i Përgjithshëm i Policië së Shtetit Ardit Veliu. Duke folur shqip, e ngarkuar me punë ka përgëzuar punën e bërë nga uniformat blu, por edhe institucioneve të tjera shqiptare në luftën kundër terrorizmit, duke theksuar se asnjë shtet nuk është imun nga ky rrezik. Ajo ka sjellë në vëmendje edhe arrestimin djeshëm të Bledar Ibrahimi nga qyteti i Elbasanit, si një tregues që flet për një punë cilësore nga ana e policisë.

"Institucionet shqiptare kanë bërë një prunë mbresëlënëse për të lufturar terrorizmi, asnjë vend s'është imun. Kohët e fundit, policia arrestoi një rnjëri të rrezikshëm. Shpresojmë që të ndihmojmë policinë mbi këtë trajektore të suksesshme", tha Moses-Ones.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu tha se është bërë një punë e mirë në këtë drejtim, duke nisur që nga mbyllja e profileve që kishin përmbajtje dhe thirrje terroriste. Ai bëri thirrje prindërve që të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë dyshime që fëmija e tyre ndjek faqe me përmbajtje terroriste.

Share This Video


Download

  
Report form