ërplasja e fortë mes Presidentit dhe Kryeministrit për kandidaturën e ministrit të ri të Jashtëm , debati mes institucioneve dhe palëve në Shqipëri dhe Kosovë për Gent Cakajn ishin tema e diskutimit në studion e Repolitix në Report Tv me gazetarin Denis Minga.
Të ftuar janë deputeti socialist Alket Hyseni, ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, Nard Ndoka, anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe Gjergj Koja, ish-ministër shëndetësie janë të ftuarit e mbrëmjes së sotme. Aleati i Bashës, Nard Ndoka tha se Meta po vë një standart tjetër në raportin qeveri-presidencë. Deputeti i PS, Alket Hyseni thotë se Meta kërkon të bëhet faktor me një guxim të marri, dhe pa të drejtë. Sipas tij, Meta nuk ka të drejtë të kthejë pas një ministër dhe se të gjithë këtë zhurmë po e bën ngritja e SPAK është shumë afër dhe Meta ka frikë.