#rtvora #oranews
Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj ministres Etilda Gjonaj duke e akuzuar për shpërdorim detyre në rastin e publikimit të listës së KED për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Kreu i Shtetit ka theksuar se në këtë mënyrë janë cënuar përcaktimet kushtetuese. Përmes mediave Meta ftoi edhe një herë për pjesëmarrje në tubimin e 2 marsit.
Presidenti i Republikës i shoqëruar nga këshilltari për sigurinë Bahri Shaqiri, atë të çështjeve ligjore Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për të dorëzuar padinë ndaj ministres Etilda Gjonaj.
Në selinë e SPAK ka qëndruar vetëm pak minuta ndërsa për mediat theksoi se ka prova të reja.
Ilir Meta: Ne po disponojmë prova të tjera jo vetëm për të çuar deri në fund shpartallimin e tentativës së grushtit të shtetit, por edhe të gjithë përpjekjes për të finalizuar grushtin e shtetit për të rrëmbyer me ligjin anti-kushtetues të Kushtetutës së Shqipërisë për të kthyer Gjykatën Kushtetuese, garante të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, nga kjo bandë tepër e rrezikshme.
Në 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard, në Tiranë, për të bërë të qartë se Shqiptarët janë me Kushtetutën dhe jo me Presidentin Ilir Meta. Se shqiptarët nuk do të lejojnë më askënd për të dhunuar Kushtetutën që ata e votuan me referendum në 22 nëntor 1998. A ka një republikë në Europë a në botë, të një vendi anëtar të Këshillit të Europës, t`i rrëmbehet kompetenca kushtetuese për Gjykatën Kushtetuese Persidentit të Republikës.
Tubimin në dy mars e konsideroi si mbrojtje të Kushtetutës.
Ilir Meta: Mbrojta e Kushtetutë dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë për çdo shqiptar patriot. Në radhë të parë është mision dhe detyrë e Presidentit të Republikës. Nuk ka ngjarje më të rëndë se sa ky akt mafioz, ku në bazë të provave zyrtare, rezulton e përfshirë celula në krye të Ministrisë së Drejtësisë, që nëpërmjet shkeljeve dhe falsifikimeve ka tentuar një grusht shtetit duke tentuar haptazi dhe në mënyrë mafioze duke rrëmbyer një kompetencë që Kushtetuta ia jep Presidentit. Këto prova, këto fakte tronditëse, ishte e domosdoshme ti sillte vetë Presidenti i Republikës. Padia penale për disa vepra është dorëzuar për tre titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtëisë me në krye zonjën ministre ende në detyrë.
Në komunikimin e shkurtër për mediat nuk nguroi të bënte dhe thirrje për pjesëmarrje.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-mberrin-ne-spak-kallezon-penalisht-etilda-gjonaj
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp