Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore të origjinës së trafiqeve ilegale në Itali gjatë vitit 2018. Konstatimi është bërë në raportin e publikuar së fundi mbi Sigurinë Kombëtare në Portet italiane gjatë vitit të kaluar.
Lëndët narkotike, armët dhe cigaret kontrabandë lëvizin përmes pikave doganore në porte, duke e konsideruar kthyer Shqipërinë në kanalin kryesor të trafiqeve të paligjshme.
Raporti vëren shtim të kontrabandës së cigareve në portet italiane. Sekuestrimet e cigareve kontrabandë përgjatë 2018 kanë vërtetuar se nga ky fenomen janë prekur më shumë portet italiane me dalje në detin Adriatik. Cigaret kontrabandë janë kapur me ngarkesa të ardhura kryesisht nga Shqipëria e Greqia.
Në total autoritetet doganore e policia kufitare në portet italiane kanë sekuestruar rreth 101.175,913 kg lëndë narkotike të tipit hashash, marijuanë, kokainë e heroinë.
Trafiku i kokainës konfirmohet si monopol i mafias kalabreze Ndrangheta, aktivitet të cilin e kryen në bashkëpunim me grupet kriminale të huaja mes të cilëve dhe grupet kriminale shqiptare. Viti 2018 ka vërtetuar një fluks rritje të trafikut të heroinës nga Shqipëria përmes portit të Barit, duke u konfirmuar si një nga kanalet kryesore të trafikut nga Turqia. Heroina trafikohet kryesisht në portet e Barit, Triestes e Brindizit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-italian-shqiperia-porte-kryesore-e-kanabisit-u-kapen-78-ton