Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtoria Qëndore e Antidrogës Italiane ka prezantuar në Parlamentin Italian Raportin vjetor mbi situatën e trafikimit, përhapjes e varësisë ndaj drogës në Itali.
Ky raport bazohet në të dhënat statistikore të publikuara pak kohë më parë nga Ministria e Brendshme Italiane mbi operacionet antidrogë e sekuestrimin e lëndëve narkotike në të gjithë territorin italian si dhe në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë e Institutit Kombëtar të statistikave.
Sipas këtij Raporti Italia e vitit 2015 fotografohet si një vend ku është rritur konsumimi i hashashit, marijuanës e heroinës dhe është ulur përdorimi i kokainës duke shënuar në krahasim me një vit më parë më pak viktima nga abuzimi i lëndëve narkotike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/raporti-i-antidroges-italiane-shqiptaret-lidhje-me-grupet-kriminale-te-trafikut-te-heroines-e-kanabisit/