Ora News- Raporti i antidrogës: Shqiptarët, rrjet i gjerë droge në Itali

Ora News Lajme 2018-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Antidroga italiane ka prezantuar në parlament raportin e saj për vitin 2017 në të cilin konstatohet rritje e aktivitetit të trafikantëve shqiptarë për të cilët thuhet se kanë një rrjet të gjerë të shpërndarjes së lëndëve narkotike në territorin italian. Sipas raportit, gjatë vitit që shkoi është shënuar rritje me 27.9 për qind e sasisë së heroinës në qarkullim duke shënuar edhe një numër më të madh viktimash nga rastet e mbidozave. Ndërkaq rruga kryesore e hyrjes së marijuanës në Itali mbetet ajo nga deti Adriatik, një pjesë e të cilës ka për origjinë edhe vendin tonë.

Drejtoria e Përgjithshme e antidrogës italiane ka prezantuar në Parlamentin italian raportin vjetor të aktivitetit të saj për vitin 2017.

Sipas raportit, viti që shkoi ka shënuar rikthim të heroinës në tregun e konsumatorëve të drogës në Itali, rritje të numrit të viktimave nga përdorimi i saj si dhe një konfirmim të trafikantëve shqiptarë si ndër zotëruesit kryesorë të tregjeve ilegale të lëndës narkotike.

Sipas së përditshmes "La Repubblica", trafikantët shqiptarë gjatë vitit 2017 kanë pasur një rritje të cilësisë së veprimit dhe shtim të aktivitetit të tyre falë aftësive operative në terren.

Referuar raportit, trafikantët shqiptarë administrojnë një rrjet të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike në të gjithë territorin italian me një rol drejtues në grupet kriminale.

Antidroga në Itali theksoi se ka një shtim të sasisë së heroinës në territor me rritje 27.95 % të sasisë së heroinës së sekuestruar në krahasim me një vit më parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-i-antidroges-shqiptaret-rrjet-i-gjere-droge-ne-itali

Share This Video


Download

  
Report form