Gjobë ose burg për të gjithë personat që shfrytëzojnë lypësit në rrugë për të përfituar prej tyre. Kjo ishte deklarata e kryebashkiakut Erion Veliaj i cili tha se do të marrë masa për të gjithë këta persona që shfrytëzojnë dhe fëmijët në rrugë, qofshin ata dhe prindërit e tyre.
Një që me qëllim e merr dikë dhe e trajton si bankomat dhe e merr për ta cuar në rrugë, për ta shfrytëzuar, për t'i futur duart në xhepa, për ta trajtuar që fëmijë si një makinë që prodhon para pa punë, për të shfrytëzuar një i rritur, sigurisht që për atë jo vetëm gjobë, por edhe burg, edhe sanksione të tjera, sepse askush nuk ka të drejtë qoftë edhe fëmijën e vet, nuk ka të drejtë mbi një individ tjetër ta shfrytëzojë për të marrë para nga rruga.
Kështu që jo vetëm që nuk ka gjobë për lypësat, por përkundrazi, kemi marrë përsipër programin social më radikal të marrë ndonjëherë në qytetin e Tiranës edhe në Republikën e Shqipërisë.
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Kryebashkiaku Veliaj sqaroi se nuk do të jenë lypësit ata që do të gjobiten.
Nuk i vëmë gjobë lypësave. Një njeri që lyp nuk ka as llogari bankare, nuk ka numër NIPT-i, nuk ka as adresë ku mund t'i vëmë një gjobë. As nuk kemi menduar që t'i vendosim një gjobë, por për një që shfrytëzon lypësat.
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Bashkia e Tiranës shpërndau sot dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata që vijnë nga familje në nevojë në Qendrën Sociale Multidisiplinare në Bulevardin ?Zogu I?, për t?i krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë.
Veliaj ftoi edhe kompanitë e bizneset e tjera që veprojnë në Tiranë që të japin kontributin e tyre në këtë fushatë solidariteti për njerëzit në nevojë.