#rtvora
Fëmijët që do të shfrytëzojnë ekonomikisht fëmijët e tyre do të kallëzohen penalisht nga shërbimet sociale, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe burgun. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hyn në fuqi në datën 28 Mars dhe ka për qëllim të identifikojë dhe ndihmojë fëmijët që punojnë apo ata që ndodhen në situatë rruge.
Duke filluar nga data 28 Mars, prindërit që do të lejojnë fëmijët e tyre të punojnë do të kallëzohen penalisht nga shërbimet sociale të bashkive, madje duke rrezikuar edhe burg.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar një vendim që synon të identifikojë, ndihmojë dhe referojë rastet e fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht, përfshirë edhe ata që ndodhen në situatë rruge.
Për zbatimin e këtij vendimi parashikohen të ngrihen në çdo bashki grupe pune, që do të operojnë në terren, ndërsa shërbimet shoqërore, ngarkohen të përpilojnë një herë në vit hartën e zonave të riskut.
Skuadrat në terren kanë për detyrë që të vëzhgojnë fëmijët në mjedisin ku punojnë ose qëndrojnë në rrugë, të mbledh informacion për gjendjen familjare të tyre, si dhe të informojë prindërit apo kujdestarët për alternativat e mundshme të ndihmës.
Vendimi u jep atyre të drejtë të kryejnë kallëzimin penal ndaj prindërit, kujdestarit, apo çdo personi tjetër, në rastet kur fëmija vijon të jetë në situatë rruge edhe pas njoftimit të punonjësve social.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/burg-prinderit-qe-shfrytezojne-ekonomikisht-femijet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz