A1 Report - Ditari i Maries, vajzës 14 vjeçe që u mbyt rrugës për në Greqi

Report TV 2015-08-22

Views 2

LUSHNJË - Prej vitesh familjet shqiptare kanë vuajtur nga dhimbjet e plagëve të shkaktuara nga kurbeti. Një dramë që të kall shpirtin ka hapur dyert e mortit në familjen Sholla në Ardenicë të Lushnjës.

Jakov dhe Elona Sholla kanë humbur në një mënyrë rrëqethëse vajzën e tyre 14 vjeç, Marie Sholla. Pamjet që A1Report sjell nga streha e kësaj familjeje, më së miri do t?i përshkruante poeti i mjerimit, Migjeni.

Vetëm pak ditë më parë dy bashkëshortët dhe vajza e tyre morën rrugën e emigracionit në mënyrë ilegale për në Greqi, për Trikalla. Shpresa për të gjetur një vend pune, i ngrit nga kjo strehë ku varfëria ka shtrirë rrënjët.

Jakov Sholla rrëfen për A1Report rrugëtimin e nisur në këmbë dhe që zgjati vetëm 10 ditë.

"Deri sa erdhën nja 2-3 mijë euro që të merrnim edhe 2 fëmijët e tjerë që të iknim si familje në Gjermani. Bëj pasaportën unë dhe të kemi lek për rrugë për në Gjermani. I thash gruas, po vajza ku është?! Më pas kërkuam të dy për vajzën dhe e gjetëm 30 metra më poshtë vajzën në një grop të thellë uji. E nxora vet, pasi e nxora vajzën nga uji i dhash ndihmën e shpejtë, i vura duart në kraharor dhe frymë artificiale. Nxori pak shkumë, nxori ushqim", tregon babai i saj.

Elona Sholla, nëna e 14-vjeçares na rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me Marien. E mitura u mbyt më lum ku kishin ndaluar për të pushuar e për tu freskuar.

?I thash mos lëviz që këtu sepse mami sa të shkojë deri te babi dhe do vijë, mirë moj mami tha ajo këtu do rri unë. Moj mami tha ajo unë s?jam larë asnjëherë në plazh kjo është hera e fundit që po e bëjë unë këtë plazhin tha ajo. Të keqen mami i thash unë mos ik më thellë, rri këtu edhe ule zërin sepse ishte duke kënduar e duke qeshur vajza. Të keqen mami i thash unë rri këtu sa të iki deri te babi edhe erdha. Neve thërrisnim Maria, Maria, Maria, ajo ishte mbytur?, shprehet nëna e 14-vjeçares.

Por historinë e vërtetët të kësaj tragjedie e rrëfen ky ditar i shkruar nga Maria. Mes rrjeshtash na shfaqet një vajzë me ëndrra, me shpresa për të ardhmen, por që kthetrat e varfërisë e tërhoqën zvarrë në rrugën e kurbetit ku humbi jetën.

14-vjeçarja shkruan se ajo nuk dëshiron të largohet nga vendi, shokët, të afërmit, por shpresa se ky udhëtim do ti japë fund varfërisë bëri që të ndërmerrte rrugën pa kthim.

Për çdo ditë Maria ka rrëfyer rrugëtimin mes shtigjesh të fshehta, momentet kur u duhej të fshiheshin nga policia, vështirësinë e prindërve për të gjetur një punë të përkohshme.

Por në fund të vuajtjeve që përjetonin, Maria shpreson vetëm që të mbledhin lekët për të shkuar në Gjermani, vendi i realizimi të ëndrrave të saj.

Share This Video


Download

  
Report form