Ora News - Banorët e Astirit kërkojnë burg për Ministrin Gjiknuri

Ora News Emisione 2018-12-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Edhe pse të gjithë po përgatiten për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, banorët e Unazës së Re po vazhdojnë të qëndrojnë në protestë çdo pasdite pa marrë asnjë përgjigje pozitive nga qeveria.

Bashkë me ta ishte dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkoi më shumë vëmendje nga media për këtë protestë.

Ndërsa e denoncoi si aferë kriminale projektin e Unazës së Re, Basha tha se PD do të publikojë të tjera dokumenta që mbajnë firmën e Arben Ahmetaj kësaj radhe.

Basha: Të nxjerrin planin urbanistik të Tiranës të nënshkruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj ku tregohet qartë gjëja më e pamendueshme, më absurd që nga koha e Romës së Lashtë se si i pari i vendit dhe i pari i qytetit zhvendosin Lumin, e zvendosin shtratin e Lumit për të prishur 200 shtëpi vetëm e vetëm që ti mos i preket prona ku ndërton ortaku i Taulant Ballës me firmën e Erion Veliajt, Edi Ramës dhe nesër siç do të dalë me fakte nga selia e PD, edhe me firmën e Ahmetajt.

Banorët e Unazës me thirrjet e tyre kanë akuzuar kryeministrin Rama dhe Ministrin Gjiknuri.

"Burg, burg, burg për Gjiknurin".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/banoret-e-astirit-kerkojne-burg-ministrin-gjiknuri

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS