Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ditën e dytë të protestës para bashkisë së Tiranës, banorët e "Astirit" e nisën me bllokimin e rrugës ?Abdi Toptani?.
Nën thirrjet "Shtëpitë do t'i mbrojmë me trupat tanë!", banorët thonë se nuk do lejojnë shembjen e shtëpive të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe pa marrë më parë garancinë për dëmshpërblim.
Banorët thonë se nuk do të ndalin protestat deri në gjetjen e zgjidhjes për problemin e tyre.
Protestuesi: "Cila është arsyeja që na dënon me vdekje, pse po na dënon me vdekje? Le të vijë të na bëjë varrin atje, por ne shtëpitë nuk do ti lëshojmë!Nuk kemi mundësi tjetër. Ta vërë veten në vendin tonë.E zëmë se nuk ka bukë për Zahon, nuk ka strehë për Zahon, nuk ka punë për nesër, si do të jetojë? Edhe ne jemi qytetarë, nuk jemi shtazë. Veliaj ngre shtëpi publike për qentë, ndërsa ne na nxjerr në rrugë. Turp! Turp!"
Protestuesi: "Na quan të paligjshëm, ne jemi qytetarë të saj. Quhemi të paligjshëm se kemi gabuar për shkak të sistemit, për shkak të shtetit. Jemi të paligjshëm në truallin tonë."
Lexo çfarë ndodhi dje te bashkia Tiranë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pse-po-na-denojne-me-vdekje-banoret-e-astirit-bllokojne-rrugen