#rtvora #oranews
Shumë rrënoja dhe pak shpresë ka lënë pas aksioni i IKMT në zonën e Astirit. Banorët janë rikthyer në gërmadha për të shpëtuar çfarë të munden. Ata që nuk kanë më shtëpi kanë mbetur nën mëshirën e të afërmve, ndërsa nuk e fshehin dhimbjen, traumën e pësuar, por edhe zhgënjimin që kanë marrë nga shteti.
Haxhi Billa nuk e kishte menduar kurrë që shtëpinë e ndërtuar me sakrificë do ta shihte përtokë.
Edhe pse rrënojat janë të vetmet që kanë mbetur nga investimi i 30 viteve, 74-vjeçari është rikthyer herët në mëngjes në mesin e gërmadhave në zonën e Astirit.
"Kam jetuar 27 vjet këtu dhe kur vjen fundi as leje me thënë që të heqim materialet. I kishim fëmijët e strukur aty te pema.I thashë djalit mos ke ndonjë shok psikolog të shkojë të fëmijët, tepër të traumatizuar (nuk i mban dot lotët)."
Në shtëpinë 3 katëshe të shembur nga IKMT jetonin 6 familje.
"Një pjesë të fëmijëve i kam çuar në Gjokaj te dajtë.Një pjesë i kam dërguar në Paskuqan."
Nga banesa nuk mund të nxirrte as rrobat e trupit, ndërsa dëmet i llogarit në të paktën 10 mln të vjetra.
"Nuk na lanë të futemi brenda fare, ishin bllokuar shkallët deri në kat të tretë nga policia."
Nuk e fsheh zhgënjimin nga shteti, por e paralajmëron të mos ia prekë tokën që e gëzon më dokumente.
"Kush guxon ta bëjë pronë, më mbron Kushtetuta, ligji edhe Kanuni."
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/po-tu-mor-prona-cfare-te-duhet-vendi-banoret-e-astirit-rikthehen-ne-germadhat-e-mbetura-nga-shembjet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp