Rama dialog me studentët në Vlorë: Tani 50% e tarifës paguhet nga shteti

Report TV 2018-12-19

Views 1

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me studentët e universitetit ?Ismail Qemali? në Vlorë. Ky ishte takimi i tretë me studentët dhe pedagogët, pas dy takimeve në Tiranë te Bujqësori dhe Gjeologji Minierat. Kreu i qeverisë deklaroi se është përgatitur një dokument me ecurinë e tetë pikave që kërkojnë studentët (lexo këtu), ndërsa shtoi se është gati që të firmosin një pakt me studentët dhe universitetin për të zgjidhur ngërçin e krijuar.

E ndërsa përsëriti faktin se në janar qeveria do të paguajë 50% të tarifës së studentëve, Rama shpjegoi se cfarë parashikohet që të bëhet për vitin tjetër akademik. ?Gjysmën e tarifës do e paguajë shteti për ju nga Janari. Për këtë vit ato që janë më katra do paguhen nga shteti, por jo më në vazhdim. Kush është me mesatare 9-10 do i paguhet tarifa nga shteti. Nga 8-9, do të paguhet 75% e tarifës.
Nga mesatarja 6-8, studentët do paguajnë gjysmën e tarifës.

Pjesa tjetër do të paguajë vetë. Kjo do të nisë nga viti që vjen. Ndërsa dje kemi përshpejtuar procedurat me qeverinë gjermane për të marrë edhe një fond tjetër për konviktet? deklaroi Rama gjatë takimit me studentët sot në Vlorë?. Përsa i përket pikave të tjera, ai tha se është dakord në parim, por kërkoni që të ulen për të dialoguar. Në takim nuk ishin të pranishëm të gjithë studentët, pasi një pjesë qëndruan jashtë ambienteve të universitetit duke protestuar, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit për dialog. Ndërkohë që gjatë diskutimit pati edhe disa debate mes kreut të qeverisë dhe studentëve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS