Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E quajnë padrejtësi pagesën e 40 mijë lekëve nëse humbasin qoftë një provim, ndaj zgjidhën të protestonin.
Me dhjetëra studentë të Universitetit të Mjekësisë në orën 11:00 të së martës u mblodhën në këto ambiente për të kërkuar heqjen e tarifës.
Kryetari i Këshillit Studentor Kelvi Pilinci u takua me drejtuesit e universitetit dhe u tha studentëve se ditën e enjte marrin përgjigje për këtë problem. Ai sqaron kërkesat:
"Studentët të cilët nuk marrin dot diplomat detyrohen që të paguajnë tarifën e plotë 400 mijë lekë, ndërsa në fakultetet e tjera studentët që nuk e marrin dot diplomën futen në provim. Pedagogët e shfrytëzojnë këtë rast duke bërë abuzimet e tyre."
Studentët thanë se nëse të enjten nuk marrin një përgjigje protestat do të përshkallëzohen.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-e-mjekesis-protestojne-kunder-tarifes