Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pedagogu Endri Shabani i ftuar tek Sonila Meço në Ora News tha se drejtuesit e universiteteve u blenë me ligjin e arsimit të lartë.
Shabani: Ia ka dorëzuar universitetit tregut dhe ndërkohë që tregu është i kapur. Ndërkohë që ka lënë universitetin jetim, ka marrë pëlqimin e drejtuesve. Ka krijuar një asimetri të jashtëzakonshme pushtetesh. Fakti që drejtuesit e universiteteve u japin vetes shpërblim, do thotë janë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe kjo do të thotë se nuk ka askush që t'i kontrollojë.
Shihni si e bëri reformën? Mori projekte nga organizata ndërkombëtare për të bërë dialog. Paratë i përdorën për konsulenca për të blerë dekanë, rektorë, drejtues universitetesh, të cilët morën paratë dhe i futën në xhep dhe ranë dakord për të bërë një reformë që u shërbente interesave të tyre. Në momentin kur rektori dhe dekani larg ka mbështetjen e ministrit dhe kryeministrit dhe poshtë ka krijuar grupin e vet me pedagogë shpesh militant partish, ata që e pësojnë janë pedagogët.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shabani-drejtuesit-e-universiteteve-u-blene-me-ligjin-e-arsimit-te-larte