Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca në komisionin e edukimit rrëzoi dekretin e Presidentit për ligjin e Arsimit të lartë, i cili e ktheu për rishqyrtim. Deputetët e PS hodhën poshtë argumentat e kryetarit të shtetit se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe cënon pavarësinë univeristare ndërsa opozita njoftoi se do t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Mazhoranca rrëzoi sot, 15 shtator 2015, dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit të arsimit të lartë duke i hapur rrugë votimit të ketij drafti në seancën e ardhshme parlamentare.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk preferoi të komentonte qëndrimin e presidentit ndaj këtij drafti.
Lindita Nikolla: Unë si ministre e Arsimit nuk kam tagër të komentoj dekretin e Presidentit?
Relatorja e këtij projektligji Mimoza Hafizi tha se nuk do të ketë rritje tarifash, do të ruhet autonomia universitare dhe paratë e shtetit nuk shkojnë tek privatët.
Mimoza Hafizi: ?Në dekret pretendohet se ligji detyron tarifa të larta shkollimi në arsimin e lartë. Kujtojmë se të njëjtat tarifa janë prej vitesh dhe shteti nuk ka ndërhyrë të vendosë limite, pasi këto tarifa i rregullon tregu.?
Opozita shprehu shqetësimin se drafti nuk ka ndryshuar.
Myqerem Tafaj: Për fat të keq qeveria zgjodhi rrugën tjetër. Ligji paraqitet ashtu siç ka qenë për të votuar. Ju keni shumicën e kartonave dhe mund ta bëni
Opoizta do të dërgojë në Gjykaten Kushtetese ligjin e bindur se ai bie ndesh me Kushtetutën.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nikolla-e-boci-debate-per-shkarkimin-e-28-mesuesve-ne-librazhd/