Basha te '5 pyetjet nga Babaramo': Anulojmë ligjin e Arsimit të Lartë

Report TV 2018-12-17

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? në Report Tv, se PD do anulojë ligjin e Arsimit të Lartë sapo të vijë në pushtet. Basha komentoi protestën e studentëve duke e cilësuar atë të drejtë pasi sipas tij qeveria nuk ka investuar në infratrukturën universitare dhe atë akomoduese 5 vitet e fundit. Basha tha se PD ka një plan të qartë për dyfishimin e buxhetit për arsimin si dhe një plan konkret për të investuar në universitete dhe konvikte. Sipas tij, qeveria i ka paratë por nuk do t'i investojë pasi sipas tij ato para janë të destinuara për të përfunduar në xhepat e palëve të treta.

Kreu i PD foli edhe për banorët e "Unazës së Re" duke ritheksuar aty po grabitet prona private dhe buxheti i shtetit. Sipas Bashës, janë 40 milionë euro të cilat janë planifikuar të përfundojnë në xhepat e oligarkëve. Basha do të flasë edhe për Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike që u mbajt ditën e shtunë, organizimi për zgjedhjet lokale, marrëdhënien me parlamentin apo dhe protestën te "Unaza e Re".

Share This Video


Download

  
Report form