Ora News - Lezhë, drejtori i Arsimit: Zjarri në konvikt nga mbingarkesa e rrjetit

Ora News Lajme 2018-12-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Konvikti i shkollës "Kolin Gjoka" në Lezhë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se zjarri ka rënë në rrjetin elektrik të konviktit.

Zjarri ka krijuar frikë dhe panik pasi në këto ambiente janë dhe fëmijët e kopshtit "Besëlidhja". Raportohet se janë evakuuar të gjithë fëmijët.

Ndërkohë drejtori i Arsimit në Bashkinë e Lezhës, Ardjan Laci tha se shkëndija elektrike ka ardhur si pasojë e mbingarkesës.

Ardjan Laci: Në këtë objekt janë sistemuar dy institucione, konvikti dhe kopshti. Si rezultat i një mbi ngarkesë të rrjetit elektrik ka sjellë defekt në orët e para të mëngjesit. Kemi marrë masa për fëmijët që mos kemi probleme me shëndetin e tyre. Po verifikohet situata për ta kthyer në gjendjen normale. Shkëndija elektrike ka qenë larg fëmijëve. Duhet tja lëmë specialistëve të japin fjalën e fundit. Ne kemi menaxhuar situatën. Por jemi të bindur se ngarkesa e madhe ka sjellë këtë problem.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lezhe-perfshihet-nga-flaket-konvikti-i-shkolles-kolin-gjoka

Share This Video


Download

  
Report form