Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vijojnë operacionin policor ?Ranishtja 4?.
Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur ?Rana e Hedhun?.
Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumenta të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore. Më pas është rregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshe Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.