Ora News - Abuzim me prona, arrestohet kryetari dhe nënkryetari i bashkisë Lezhë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, nënkryetari, Drejtoresha e Hipotekës dhe 5 zyrtarë të tjerë lokalë u arrestuan nga policia lokale mesditën e sotme (16 mars) pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikimi dokumentesh që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet.

Në pranga ranë 8 persona ndërsa është prerë urdhërarresti për 23 persona gjithsej.

Zyrtarët u arrestuan me urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lëzhës me tokat në bregdet.

Fran Frrokaj, kreu aktual i bashkisë së Lezhës, i zgjedhur nga Partia Demokratike, në vitin 2015, u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sipas burimeve të Prokurorisë për Ora News Frrokaj dhe 22 zyrtarët e tjerë po hetohen për shpërdorim detyre në një skemë manipulimi të pronësisë së tokave në bregdet, e ngjashme me atë që u zbulua pak kohë më parë në Spille.

Mësohet po ashtu se prokuroria ka marrë referimi në policinë e shtetit në lidhje me bashkinë e Lezhës ku javët e fundit ka pasur kontrolle nga KLSH.

Vetëm pak javë më parë në Lezhë, ministri Fatmir Xhafaj paralajmëroi vazhdimin e aksionit Forca e Ligji me qëllimin goditjen e abuzimeve me tokat në bregdet në këtë qark, ku theksoi se ka pasur shkelje të ligjit.

Pak ditë më parë Ora News bëri publik lajmin e fillimit të hetimeve në Lezhë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoqerohet-ne-polici-kryebashkiaku-i-lezhes-fran-frrokaj

Share This Video


Download

  
Report form