Zv/drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, Iljaz Labi, është arrestuar nga Policia. Prangosja ka ardhur pas vendiomit të Gjykatës së Tiranës që ka dhënë masën e arrestit me burg. Zyrtari akuzohet se ka përfituar para me tenderat e ushqimeve në burgje.
Gjithashtu, janë arrestuar 4 administratorët e kompanive private, për ?korrupsion aktiv? në tenderë. Këta të ndaluar janë Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë ?Dogel?, Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë ?Vllaznia?, Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë ?M.B.Kurti? si dhe Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë ?Nelsa?.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, mësohet se hetimi ka nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.