Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Batanijet dhe kjo rezistencë e sjellë nga familjarët janë mënyra e vetme për këta fëmijë që t'i bëjnë ballë të ftohtit teksa marrin kujdes mjekësor në Spitalin e Bulqizës.
Në një kohë kur temperaturat kanë zbritur deri në -10 gradë celcius kaldajat e spitalit nuk punojnë në asnjë repart.
Ndaj rezistencat dhe kaloriferët i gjen si zgjidhje në çdo dhomë.
Menaxhimi i mbetjeve spitalore duket se është një tjetër problem. Këto pamje janë regjistruar brenda ambienteve të spitalit dhe tregojnë mbetje të rrezikshme të grumbulluara në një cep të korridorit.
Godina është e rregullt, por gjithçka brenda saj çdo gjë është e amortizuar, si këto komedina që mbahen në këmbë me pllaka guri.
#oranews
Për më shumë lexoni në: