Ora News - Nëna shtatzënë humb trinjakët, se spitali i Bulqizës nuk kishte gjinekolog

Ora News Lajme 2018-12-07

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Enkeleda Rexhepi, 31 vjeçarja nga fshati Ostren i Bulqizës nuk mundi dot të sillte në jetë trinjakët e saj.

Ata nuk mundën të mbijetojnë për shkak të komplikacioneve, thanë burime mjekësore ndërkohë nëna e re mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

E reja shtatzënë ishte paraqitur në spital e Bulqizës pasi ishte transportuar me kalë nga zona e thellë e Ostrenit.

Në spital nuk ka pasur gjinekologë prej vitesh ndërsa ende janë të paqarta, shqetësimet që kishte gruaja që mbante në bark tre fëmijët.
Për shkak të komplikacioneve të gruas, spitali lokal ka njoftuar ekipin e urgjencës kombëtare.

Nga Tirana është nisur një ekip i specializuar nga Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" me helikopterin e Urgjencës Kombëtare.

Mjekët e specializuar kanë asistuar dy lindjet e tjera, por kanë arritur të shpëtojnë vetëm nënën e re, e cila rrezikonte jetën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/e-pazakonte-ne-bulqize-gruaja-me-trinjak-nuk-po-lind-dot-ska-gjinekologe

Share This Video


Download

  
Report form