RTV Ora - Bulqizë, 600 familje të Gjoricës pa mjek, pacientët drejt Bulqizës

Ora News Lajme 2019-09-03

Views 2

#rtvora
Ndërsa spitalet vuajnë mungesën e specialistëve, shumë fshatra në Bulqizë po vuajnë mungesën e mjekëve të përgjithshëm. 600 familje në Gjoricë prej dy vitesh detyrohen të udhëtojnë drejt Bulqizës, çka në rastin më të mirë është kosto, ndërsa për urgjencat do të thotë rrezik për jetën.

Rreth 600 familje të fshatit Gjoricë në Bulqizë thonë se prej gati dy vitesh nuk kanë as mjek të përgjithshëm për shërbimet minimale shëndetësore.

Për një vizitë ata duhet të udhëtojnë drejt Shupenzës ose Bulqizës në rast se edhe aty nuk e gjejnë mjekun.

Në rastin më të thjeshtë kjo do të thotë kosto ekonomike për banorët ndërsa në rastin më ekstrem rrezik për jetën.

"Nuk kemi një doktor për tu vizituar. Më pas një urgjencë duhet të shkojmë në Shupenzë, derisa të shkojnë në Shupenzë kemi vdekur", tha një banor.

Në Qendrën Shëndetësore të fshatit, në shërbim të banorëve është vetëm një infermier, i cili mund tu japë vetëm shërbime bazike.

Për banorët kjo nuk është aspak e mjaftueshme

"Gjorica është me shumë familje, duhet doktori"

Mungesa e mjekëve në fshatra është problem në disa njësi administrative në Bulqizë, ndërsa në spitalet ka mungesa të mjekëve specialistë

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bulqize-600-familje-te-gjorices-pa-mjeke-pacientet-drejt-bulqizes

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form