Flitet shpesh për personazhet më tërheqës shqiptarë dhe sigurisht ndër ta është edhe ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.
Ai është komentuar shpesh për pamjen e tij të jashtme dhe gjithnjë ka qenë i ?lakmuar? nga vajzat. Moderatorja Albana Osmani rrëfeu një moment të sikletshëm gjatë një emsioni ku të ftuarit ishin veshur me rrobdeshambër. E ftuar në emisionin?Xing me Ermalin?, Osmani tregoi se në një moment gjatë emisionit Cana kishte zbërthyer rrobdeshambërin për të treguar tatuazhin dhe të gjithë kishin kthyer sytë nga ai. Por nuk mbaron me kaq, pas emisionit, kur kapiteni kishte shkuar të ndërrohej ajo kishte shkuar pas tij dhe e kishte parë atë vetëm me të brendshme.
Albana Osmani: Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ishte i ftuar para disa vitesh në një emision në ?Top Channal? dhe në atë kohë nuk merrej vesh gjendja e tij civile. Unë isha velinë. Ka qenë një puntatë ku ne ishim veshur me rrobdeshambër dhe ishim buzë një pishine. Loriku për herë të parë foli për disa gjëra për të cilat nuk kishte folur ndonjëherë. Në një moment e pyesin për tatuazhet dhe Loriku zbërthen rrobdeshambërin dhe të gjitha kamerat u kthyen nga ai.
Ermal Mamaqi: A kishte veshur brekë?
Albana Osmani: Të gjithë kishin harruar në atë moment duke e parë dhe unë vetë bëja uau çfarë shqiponje. Ishte shumë i bukur tatuazhi. Mbaroi emisioni dhe Loriku shkon te dhoma e zhveshjes dhe unë me idenë që ai kishte mbaruar punë futem të ndërrohem. Dhe gjej Lorikun që kishte heq rrobdeshambërin, me celular në dorë. Dihet si e ka trupin një sportist dhe unë u impresionova dhe i them: Po sa fëmijë ishit ju? Loriku më tha: Kam dy motra. Dhe unë dola, pas meje doli edhe Loriku dhe më tha: Po ju sa fëmijë jeni?
Ermal Mamaqi: A Lorik, Lorik...
Albana Osmani: Është miku im dhe më ka mbështetur./tvklan.al