Ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të famshme dhe më pa komplekse.
Bëhet fjalë për Genta Ismailin. Këngëtarja ishte sot e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? nga ku foli për propozimin e bujshëm që këngëtari Gena i bëri gjatë një koncerti në Gjakovë.
I ulur në gjunjë Gena iu drejtua Gentës: Sot po ta kërkoj dorën për martesë. A je dakord? Ismaili iu përgjigj ?Po? propozimit të Genës duke shkaktuar kështu një ?lumë? komentesh në rrjetet sociale.
Por, e pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se si reagoi gruaja e genës në lidhje me propozimin, vetë këngëtarja e ftuar në ?Xing me Ermalin? tha me humor se burri është për 7 gra.
Ermal Mamaqi: Jan çmendur njerëzit, s?janë fare mirë...
Genta Ismaili: Ermal pse ma zbulove sekretin?
Ermal Mamaqi: Gruaja e Genës ishte dakort me këtë propozim?
Genta Ismaili: Burri është për 7 gra thonë...