Xing me Ermalin/ “U be kjo lopa”, Anila Basha kap mat gazetaren

RTV KLAN 2018-11-10

Views 1

Anila Basha është ndër gazetaret më të njohura. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan. Ishte moderatori Ermal Mamaqi ai i cili e pyeti për marrëdhënien me stafin e saj. Duke marrë shkas nga pyetja gazetarja rrëfeu një ngjarje që kishte ndodhur vetëm pak kohë më parë. Basha tha se kishte zbuluar mesazhet e një prej gazetareve që punojnë për të ku sipas saj ajo e qunte ?lopë? dhe ?gazetare që s?di se çflet nëpër emisione?. Pasi kishte zbuluar mesazhet në ?Facebook? të gazetares së saj Basha tha se e shkarkoi nga puna, pavarësisht se vetëm një ditë më parë i kishte rritur edhe rrogën.

Ermal Mamaqi: Si shkon me gazetarët?
Anila Basha: Mirë, në përgjithësi stafin e kam patur shumë të mirë. Padyshim unë jam një gazetare që kam një eksperiencë të gjatë, nga ?95 e deri tani janë shumë vite. Sigurisht kemi ato gazetarët e mirë, të kualifikuar, të sinqertë dhe që punojnë, por brenda tyre ka edhe gazetarë jo të sinqertë që duan t?ia fusin shefit. Kam njohur shumë. Ështa sa për të qarë edhe për të qeshur. Para pak kohësh hoqa një vajzë nga puna, punonte, ishte e përkushtuar. Vetëm një ditë më parë e kisha në zyrë, e kisha futur me siguracione, i rrita edhe rrogën. Por çuditërisht të nesërmen ajo kishte harruar ?Facebook-un? hapur dhe i shkruante një shoqes së saj: U bë kjo lopa të më thërrasë mua në zyrë, kjo s?di çfarë flet nëpër emisione.
Ti sapo i ke rritur rrogën gazetarit dhe për më tepër mua para 3 muajsh më iku babai nga kjo jetë dhe ishte dita e ceremonisë së varrimit ku vijnë shumë njerëz. Dhe ishte edhe kjo në dhomë që qante me të madhe aq sa donte të fitonte simpatinë e shefit a ku di unë dhe gati sa s?më ra brenda arkivolit. I thash vëllait mere jashtë se mos i bie të fikët.
Ermal Mamaqi: Pse qante e shkreta ë?
Anila Basha: Po më shumë se ne, e kur çtë shof në ?Facebook? çfarë nuk shkruante për mua.
Ermal Mamaqi: E thirre në zyrë pastaj?
Anila Basha: Po e thirra. E kam bërë më tha. Ç?të të them, të kërkoj falje? S?dua të kërkoj falje.
Ermal Mamaqi: Po çfarë i kishe bërë, të tha?
Anila Basha: Jo, jo, nuk e ul unë nivelin dhe të rri të merrem me arsyet. Secili mund të ketë kompleksitetin e vet, atë natë nuk ka lexuar libra për shembull dhe mund të jetë situata keq. Nuk do rrish të meresh me psikologjinë e të gjithë gazetarëve.
Ermal Mamaqi: A vure dorë mbi të?
Anila Basha: Mua më konsiderojnë shefe të ashpër, por jo. Maksimumi i mar, i qeras, i jap ndonjë birrë. I mar me të mirë./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form