Pas largimit të Kejvina Kthellës , ?Xing me Ermalin? mbeti pa velinë. Por pas dy javësh audicione dhe aplikimeve të shumta duket se më në fund është gjetur velina e re. Vetëm pak minuta pas fillimit të programit drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi ftoi në studio Belindën. Ndryshe nga herë të tjera, prezantimi i velinës së re u bë pa shumë bujë dhe me të drejtë? 18-vjeçarja bukuroshe duket se nuk kishte nevojë. E veshur me një fustan ngjyrë nudë, me flokë të gjata kaçurrela Belinda u fut në studio mes duartrokitjesh me një ecje tejet provokuese.
Ermal Mamaqi: Na ra bretku, jemi delendisur duke kërkuar velinën e re të ?Xingut?, nuk ishte e thjeshtë për ne as për atë. Mirëprisni Belindën. Nuk qenka aq e gjatë sa Kejvina, por shumë e bukur. Belinda komplimente, ti ia dole ndër 470 goca që aplikuan.
Belinda: Ndihem shumë e lumtur dhe shpresoj që t?i përmbush të gjitha ato që kërkohen në këtë emision dhe ta mbaj sa më mirë këtë pozicion që mu ofrua dhe shpresoj që rroga të jetë gjithashtu aq sa flitet lart e poshtë.
Ermal Mamaqi: Dhe unë shpresoj të jetë ashtu. Por prit se do të të bëj edhe një pyetje? Sa është rrënja katrore e 647-ës?
Belinda: 25.4
Ermal Mamaqi: E gjeti? Do me thënë ti je ?X man?, je shumë e zgjuar? Sa vjeç je?
Belinda: 18 vjeç, i kam bërë.
Ermal Mamaqi: Nga je, pse je, si je?
Belinda: Unë vij nga qyteti i Elbasanit dhe studion në një nga Universitetet e Tiranës për Dizain.
Ermal Mamaqi: Kam edhe një pyetje tjetër. Përse ekzistojmë ne?
Belinda: Në gjykimin tim, mendoj se për të lënë disa gjurmë./tvklan.al