Aktorët e shoë-t ?Duplex? në Tv Klan ishin sot të ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin?. Producenti Turjan Hyska, aktorët Julian Deda, Visjan Ukcenaj, Albano Bogdo, Eglein Laknori dhe Andrea Vreto i bënë të gjithë të qeshin dhe rrëmbyen duartrokitjet e publikut në studio. Të pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi se si vazhduan emisionin pas largimit të tij dhe aktorëve të tjerë nga 2XL, Deda me humor tha se Albano ?heq? njerëzit nga puna.
Ermal Mamaqi: E kam me Turin dhe Julin, po mirë o burr, ika unë, iku Genti, iku Lisa edhe Erblini iku, si vazhduat pa ne?
Julian Deda: E ke gabim, a mund të sqaroj vetëm një gjë të vogël? Nga këto që the vetëm ti ke ik, tjetër i kemi heq.
Turjan Hyska: Jo, jo, nuk është e vërtetë.
Julian Deda: Albano i ka heq nga puna të tërë. Ky është i ndyrë, i heq njerëzit nga puna.
Turjan Hyska: Një sekondë ta sqarojmë, se ndoshta nuk e kemi sqaruar ndonjëherë. Apartamenti 2XL nisi si një eksperimet dhe si dëshirë e imja personale që me tre njerëz super të talentuar siç ishte grupi SHBLSH të bënim një program krejt ndryshe nga ç?kishte parë skena. Nisi thjeshtë si eksperiment, si lojë, si dëshirë dhe si sfidë që mori përmasa shumë të mëdha. Ju të tre ishit gjëja që doja më shumë bashkë me Lisën. Por kur mori ato përmasa u kthye në industri humori dhe një në dy programet më të fuqishme të asaj kohe dhe rrjedhimisht kjo solli edhe probleme e konflikte, konflikti sjell zhvillim. Unë ndaj përshtypjet më të mira si për Gentin me të cilin u ndamë si u ndamë, ndaj të njëjtat përshtypje për Lisën, por nuk ndaj të njëjtat përshtypje për Ermal Mamaqin. Në fund fare në Duplex dhe 2XL kanë kaluar aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri. Ky është fakt, është vazhdimsi, i dua njerëzit që kam në staf. Kush ka ikur Zoti ia bëftë mbarë./tvklan.al