Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur tenderin për lotin e parë të Unazës së Re. Afati i vënë në dispozicion për kompanitë që duan të dorëzojnë ofertat është deri në 14 janar të 2019 ndërsa fondi limit është 2mld e 246 milion. Rihapja e proçedurave vjen pas prishjes së kontratas me DH Albania e cila po hetohet për falsifikim të dokumentave.Ndërkohë që ARRSH ka nisur proçedurat për marrjen e garancisë.
Rihapet tenderi për ndërtimin e Lotit të parë të Unaza e Re. Autoriteti Shqiptar i Rrugor e ka marrë këtë vendim pas prishjes së kontratës me kompaninë 'DH Albania', e cila tashmë po hetohet për falsifikim të dokumentave të paraqitura në tenderin e parë.
Ndërkohë të gjitha kompanitë që janë të interesuara të marrin pjesë në këtë tender duhet të dorëzojnë ofertat deri në datën 14 janar të 2019 në orën 11.
Fondi i vënë në dispozicion mbetet i pandryshuar dhe është 2 mld e 246 milion lekë. Kjo kontrtaë ka një afat prej 24 muaj për tu realizuar ndërsa tenderi është vendosur të realizohet me proçedurë të hapur.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije gjithashtu se ka nisur proçedurat për ekzekutimin e garancisë në lidhje me kontaratën e lidhur me 'DH Albania' .
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-zbulimit-te-skandalit-rishpallet-procedura-e-gares-lt-1-tek-unaza-e-madhe