Ora News - Gjiknuri tek Unaza e Madhe: Hapen rrugët ndihmëse tek Komuna e Parisit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishin sot në Unazën e Madhe të Tiranës ku u hap segmenti i rrugëve lidhëse e ndihmëse nga kryqëzimi me rrugën Komuna e Parisit, ku përfundon segmenti Komuna e Parisit ? Rruga e Re Tiranë-Elbasan dhe vazhdon deri në segmentin tjetër Komuna e Parisit- Shkolla Teknologjike.

?Ka mbaruar ndërtimi i të gjithë rrugëve lidhëse dhe ndihmëse që lidhin komunitetin e Kodrës së Diellit dhe Komunës së Parisit me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Gjithashtu, ka përfunduar ndërtimi i kolektorit të shkarkimit të ujërave të bardha dhe të zeza nga Kodra e Diellit duke e lidhur me lumin e Lanës. Nuk do të kemi më probleme me përmbytjet dhe ruajmë investimin e bërë në lidhje me Unazën bashkë me gjithë këtë pjesë. Nga ana tjetër, është bërë plotësimi i të gjithë elementëve të sinjalistikës dhe elementëve mbrojtës për sigurinë e këmbësorëve por edhe për sigurinë e gjithë investimit të kryer?, u shpreh drejtori i ARRSH, Afrim Qendro.

Ai tha se projekti i ka ardhur në ndihmë komunitetit pasi është ndërtuar edhe rruga që lidh banorët me të vetmen shkollë të kësaj zone e cila deri më tani përmbytej prej ujërave.

?Autoriteti Rrugor ka bërë dhe investimin e rrugës që të çon deri tek Lana dhe kjo zonë përfundimisht ka marrë zgjidhjen. Në Komunën e Parisit dhe në zonën e Selitës është ndërtuar edhe mbikalimi i këmbësorëve i cili siguron kalimin e qytetarëve dhe lidhjen e zonës së shkollës ashtu sikurse qendrës shëndetësore?, sqaroi Qendro.

Ministri Gjiknuri tha se tanimë këto rrugë lidhëse bashkë me Unazën janë me standardet më të larta ndërsa pritet të ketë lehtësim të trafikut në këtë zonë.



?Një rrugë edhe nga ana estetike shumë e bukur por edhe e mirëorganizuar. Ne ishim këtu për të bërë me dije publikun që përfundimisht u plotësua dhe ky segment që do të sjellë një lehtësim të madh të trafikut në zonën e Liqenit pasi ishte krijuar një problem tek diga me tendencën për tu futur në unazë. Tanimë kjo është një tjetër rrugë shfryrëse e cila lehtëson jashtëzakonisht trafikun. Edhe sot mund të shikoni që ka një diferencë të madhe, mjafton të shkoni tek diga e liqenit?, theksoi Gjiknuri.

Ministri njoftoi se brenda këtij viti fillojnë punimet edhe për segmentin e Unazës së Madhe nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja që do të transformohet plotësisht duke llogaritur pjesën kryesore të Unazës, mbikalim-nënkalim ashtu sikurse rrugët dytësore.

?Ky projekt nuk do të përfundojë këtu. Projekti do të vazhdojë deri tek ?Sheshi Shqiponja?. Brenda këtij viti do të vazhdojmë punimet deri tek ?Sheshi Shqiponja? që të bëhet e mundur që lidhja direkte e unazës me aksin Tiranë-Durrës. Do të thotë një lehtësim i madh i trafikut dhe kemi të bëjmë me një nga veprat më madhore të investimeve publike. Janë projekte kryesore dhe fokusi i katër viteve të ardhshme do të jetë përfundimi i rrugëve të nis...

Share This Video


Download

  
Report form