“Zgjedhjet”, Bylykbashi: Krimi t’i rrijë larg proçesit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-12-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zgjedhjet lokale janë vetëm 6 muaj larg dhe puna per reformën zgjedhore ende vazhdon. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit te Reformës Zgjedhore sqaron se çështjet me karakter politik dhe teknik janë diskutuar ne tryeza publike e tani është faza qe ndryshimet po përkthehen ne amendamente.?Jemi në fazën e draftimit të atyre që janë ndërhyrjet e nevojshme në kodin zgjedhor.?Por per opozitën reforma është nje pjese e problematikes zgjedhore, pasi peshën kryesore të integritetin e procesit e ka qeveria.?Listat e zgjedhësve të manipuluara për shkak të pasaktësive në regjistrin kombëtar të gjendjes civile apo në sistemin e adresave që mungon, roli I policisë në marrëveshje me kriminelët për ti lënë territorin të lirë në qendrat e votimit e për të vepruar të lirë në shit-blerjen e votës, abuzimi me burimet shtetërore; të gjitha këto janë probleme që nuk rregullohen dot me kodin zgjedhor. Kodi zgjedhor mund të përfshijë 2 ose 3 ndalime të përgjithshme, por janë veprim i përditshëm i qeverisë.?Sot flitet pak per ketë problematike, por shqiptaret nuk do te votojnë dot ne qershor nëse nuk nxjerrin kartat e reja te identitetit, një çështje tjetër që sipas PD është ne dorën e qeverise.?Plot 1.4 milion karta identiteti skadojnë midis janarit e qershorit 2019, pas 10 vitesh afat skadence, janë detyrë e qeverisë, nuk ka rregull në kodin zgjedhor për këtë.?Duke listuar këto problematika te proceseve elektorale, Bylykbashi shpjegon se kodi nuk mjafton si garanci per standardin e zgjedhjeve.?Qeveria nuk fshihet dot pas kodit zgjedhor. Problemet vijnë nga qeveria dhe zgjidhen me veprime të qeverisë, në rastin maksimal me ligje me shumicë të thjeshtë që janë detyrë e saj sepse është qeverisja e përditshme.?Muaji dhjetor është afati i fundit per te miratuar reformën zgjedhore, por opozita e ka beret e qarte se ndryshimet ne letër nuk permiresojne standardet nëse nuk ekziston vullneti i qeverise.

Share This Video


Download

  
Report form