Lame për nisjen e procesit të legalizimeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i legalizimit ka rinisur për 481 familje të cilat kanë marrë pronësinë e parcelës ku kanë ndërtuar shtëpinë. Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, tha se me anë të një vendimi qeveria ka bërë të mundur që 150 mijë metra katror truall të kalojnë në pronësi të qytetarëve në Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Kjo është hera e parë që procesi i legalizimeve zhbllokohet pas një viti e gjysmë dhe vendime të tilla do të merren çdo muaj.Trualli që u jepet qytetarëve të cilët kanë ndërtuar pa leje, me anë të këtij vendimi është në pronësi të shtetit dhe ish-pronarëve. Lame sqaroi se i gjithë fondi që do të paguhet nga këta qytetarë do të shkojë për kompensimin e ish -pronarëve të cilët kanë parcelat që legalizohen. Vlera që paguajnë qytetarët të cilët kërkojnë legalizimin është sa çmimi i një metri katror të miratuar në hartën e pronave. nëse i paguan paratë menjëherë përfiton 20% ulje, 10% ulje përfiton edhe nëse vërteton se ke paguar rregullisht faturën e energjisë elektrike. Ndërsa qytetarët të cilët kanë ndërtuar pa leje por në tokë të tyre përfitojnë 50% ulje të çmimit.

Share This Video


Download

  
Report form