Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj kishte sërish në fokus të analizës së tij protestën e studentëve.
Myftaraj: Studentët e Universiteteve publike në Shqipëri që ndodhen në ditën e dytë të protestës janë një lloj special studentësh, një lloj i veçantë në gjithë Europën, ndoshta dhe më gjerë.
I quaj specialë sepse studentët shqiptarë trajtohen në hiarkinë që bën shteti të shpenzimeve për shtresa të ndryshme të shoqërisë që nuk sjellin të ardhura, por mbahen me të ardhurat publike, për ta shpenzohet më pak para se për të burgosurit.
Për një të burgosur shteti shpenzon 539 euro në muaj. Ndërsa nga studentët shqiptarë në Universitetet publike merr para.
Studentët e Universiteteve publike këtu njëlloj si ato private, paguajnë tarifa të tilla që vetëfinancojnë institucionet që i mbajnë ata në një masë të madhe. Në një masë të tillë që mund të quhen më tepër private se publike.
A keni parë diplomatë të huaj, zyrtarë të huaj nga BE, përfaqësues të institucioneve të ndryshme europiane në Shqipëri deri të nivelit të lartë se ku kanë interes më shumë të bëjnë vizita, të shikojnë çfarë ndodh.
Ambasadorja Vlahutin vizitoi burgun e Reçit, i ndërtuar me 14 mln euro nga BE. Nuk ka kampus studentësh, konvikte që të ketë një pamje të tillë, ose dhoma të brendshme të jenë si këto. As në ëndërr nuk i kanë parë studentët tanë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-te-ne-studentet-trajtohen-me-keq-se-te-burgosurit