Pa Gjurmë- “E kapa gruan mat me të dashurin” /38 vjecari: Më bëri magji dhe iku me vajzën

Report TV 2018-12-05

Views 1

Pjesa e dyte DT 5 Dhjetore Historia e një babai zemërthyer ka ardhur e rrëfyer këtë herë në emisionin ?Pa Gjurmë?, i cili prej një viti vuan mungesën e së bijës, për shkak të konfliteve të vazhdueshme me të shoqen, ndërsa kjo e fundit nuk i lejon të takojë fëmijën.

Erjoni dhe Denisa u martuan në korrik të vitit 2011. Pasi bënë celebrimin çifti u nisën drejt Italisë tek vëllai i Erjonit, Bajrami. Në muajin tetor erdhi në jetë vajza e tyre Margarita. Marrëdhëniet mes palëve shkonin mirë, dy vëllezërit me bashkëshortet dhe Margaritën e vogël jetonin ne një banesë. Ndërsa Erjoni punonte Denisa merrej me rritjen e Margaritës, vajzës së vogël

Erjoni, babai i vajzës 7 vjeçare, vendosi të tregojë historinë e plotë të familjes së tij duke rrëfyer konfliktet e nisura me bashkëshorten e tij, të cilat sipas tij kishin filluar në vitin 2015, kur ky i fundit një vit pas martesës zbuloi lidhjen e fshehtë të bashkëshortes më një tjetër, ndërkohë që njohja e tyre kishte ndodhur përmes komunikimit në rrjetet sociale. Në janar të vitit 2015 Sindriti djali që Denisa kishte krijuar shoqëri vjen në Itali me një ekip nga një firmë ndërtimi.

Sipas 38 vjeçarit, në këtë periudhë bashkëshorja kishte filluar të komunikonte shpesh përmes rrjetit social facebook me djalin nga Mamurrasi, me emrin Sindrit.Këtu fillon krisja e parë mes ciftit, dyshimet që lindën tek Erjoni dhe justifikimi i Denisës se ishte thjeshtë një shok virtual.

?Më fliste keq për familjarët e mi. Profilet e facebookut i zbulova në 2015. Kur unë zbulova profilet fallco, m?u betua që nuk ka ndodhur asgje dhe unë i besova fillimisht. Zënkat filuan para se të vinte në jetë fëmija. Shkuam pa dokumenta në Itali, dhe që atëherë filluan zënkat. Bashkëshortja filloi të më vinte kundra familjes. Më futi në sherr me prindërit. Në korrik të 2016-ës mua më fusin në burg, pasi dhunova babanë. Familja ime e dinte për tradhëtine e bashkëshortes, ndërkohë unë jo.

Erjon Xhafa, babai i 7-vjeçares
Kështu , vazhdojnë konfliktet e tjera mes ciftit pasi .Justifikime te vazhdueshme të Denisës, që sipas Erjonit ndodhën pasi vëllai i tij e dinte historinë e lidhjes së Denisës me djalin nga Mamurrasi. Kthehen në Shqipëri në vitin 2016 dhe Denisa nis debatet edhe me familjen e Erjonit, ndërsa ky i fundit kalon deri në dhune fizike ndaj babait. Për këtë denoncohet nga prindërit në polici dhe dënohet me 5 muaj e 10 ditë burg.

Pavarësisht se Denisa kishte 4-vite në një marrëdhënie me Sindritin, djalin që njohu në facebook, I afrohet përsëri ish bashkëshortit duke i kërkuar të takoheshin po pa dijeninë e prindërve të tij.Në vitin 2017, Denisa kërkon të largohet me vajzën tek daja në Greqi për t?u qetësuar. Erjoni i jep me shkrim prokurën pa afat. Denisa ishte larguar tashmë nga Greqia në drejtim të Italisë, pranë të dashurit të saj Sindritit. Erjoni niset dret Italisë dhe aty mëson gjithcka. Zbulon se Denisa kishte kohë që e kishte tradhëtuar.

?Kur unë kam rënë brenda në burg , divorci ndodhi në nëntor të vitit 2016. G...

Share This Video


Download

  
Report form